Atentat ndaj një xhamie në Nigeri. Bilanci provizor: 120 të vdekur dhe 270 të plagosur

AFP njofton se të paktën 120 persona u vranë dhe 270 të tjerë u plagosën në një atentat në xhaminë e madhe në Kano, që drejtohet nga një nga përfaqësuesit më të lartë myslimanë të Nigerisë, i cili kishte bërë thirrje për të ngritur armët kundër Boko Haramit. Një atentat kamikaz i dyfishtë, ku vijuan më pas goditje nga persona të armatosur. Një sulm i një dhune ekstreme i zhvilluar në qytetin kryesor të veriut të vendit preku xhaminë në mes të një lutje të premten. Fillimisht pati dy atentate me kamikazë para xhamisë së madhe, deklaroi një zëdhënës i policisë nigeriane, Emmanuel Ojukwu. Më pas, disa persona të armatosur hapën zjarr mbi ata që përpiqeshin të largoheshin. Xhamia ndodhet në pallatin e emirit të Kanos, Mohammed Sanusi II, përgjegjësi i dytë më i rëndësishëm në Nigeri.
L.V
Add new comment