Emigrantët, Cameron paralajmëron se po përgatitet për një dalje të mundshme nga Bashkimi Evropian

Kryeministri britanik David Kamerun paralajmëron se po përgatitet për një dalje të mundshme nga Bashkimi Evropian. “Britania duhet të ketë të drejtën të vendosë që emigrantët duhet të presin katër vite para se të marrin ndihmë sociale apo banesë sociale”, është shprehur ai. "The Telegraph" bëri të ditur se në fjalimin e shumëpritur për Evropën, Kamerun tha për herë të parë se asgjë nuk përjashtohet nëse liderët e BE-së kundërshtojnë planin për sistemin e përfitimeve nga emigrantët. Kamerun tha se është gati të drejtojë dhe fushatën për daljen e Britanisë nga BE-ja në një rast të tillë. Plani i Kamerun është që të huajt që kërkojnë punë në Britani t’u ndalohet që të marrin ndihmë ekonomike si dhe në rast se nuk gjejnë punë brenda gjashtë muajve të dëbohen nga Britania e Madhe. Gjithashtu, të huajt do t’u ndalohet që të dërgojnë miliona paund jashtë vendit për fëmijët apo taksa, nëse nuk sjellin fëmijët në Britani. "The Telegraph" shkruan gjithashtu se kryeministri britanik do të vendosë një numër “vijash të kuqe” për negociatat e ardhshme me Brukselin, që siç tha ai kërkojnë ndryshimin e traktateve.
L.V
Add new comment