Nismë e 30 deputetëve socialistë. Të hiqet kriteri i “shtetësisë” për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Postuar në 27 Nëntor, 2014 14:09

Teksa pritet që presidenti Nishani të dekretojë emrin e ri të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili nuk do të jetë i huaj siç kërkoi fillimisht kryeministri Rama, 30 deputetë socialistë  kanë depozituar  në kuvend kërkesën për heqjen e kriterit të shtetësisë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Gazeta Tema raporton se kërkesa është depozituar të mërkurën në Kuvendin e Shqipërisë dhe në relacionin shoqërues të saj kërkohet shfuqizimi I pikës 3 të nënrit 44 të Ligjit për Bankën e Shqipërisë, ku thuhet se kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës duhet të jenë shtetas shqiptarë.

Sipas tyre ky nen i ligjit bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë, e cila nuk përcakton se Guvernatori i Bankës dhe anëtarët e Këshillit Mbikqyrës duhet të jenë shtetas shqiptarë.

Më tej thuhet se kuvendi është i vetmi organ që ka si tagër plotësimin e kuadrit ligjor që i takon çdo institucioni për të ushtruar veprimtarinë e vet.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.