Bernd Fischer: Luftë civile apo konflikt i armatosur, është fakt që mes partizanëve dhe nacionalistëve ka patur përplasje

Në një konferencë shkencore mbi rolin e shqiptarëve në periudhën e Luftës së Dytë Botërore historiani amerikan Bernd Fischer thotë se rrjeshtimi ie tyre në fronte të ndryshme, ndonjëherë edhe përballë njëri-tjetrit, duhet kuptuar në mos si luftë civile si konflikt i armatosur mes partizanëve dhe nacionalistëve. Ja një pjesë e fjalës së tij në këtë konferencë.
“Jam në dijeni që kjo është një çështje madhore në Shqipëri. Në fakt, unë nuk e kutpoj pse duhet të jetë. Mendoj se këtu ne po flasim për me tepër rreth një çështje kuptimore sesa për fakte të pastra historike. Është e qartë se ka pasur luftime mes partizanëve dhe nacionalistëve. Mund t’a quajmë një luftë civile, mund ta quajmë një përplasje. Por është fakt që ka pasur luftime mes partizanëve dhe nacionalistëve. Disa janë të mendimit se nuk mund të ketë luftë civile kur je nën pushtim. Unë e kuptoj gjithashtu se ka probleme aktuale politike domethënëse të përfshira në këtë çështje. Por në këndvështrimin tim, problemi është më tepër semantik sesa një çështje madhore historike. Nëse nuk ju pëlqen koncepti “luftën civile”, quajeni një konflikt të armatosur. Ka pasur një konflikt të armatosur mes partizanëve dhe atyre që kundërshtonin partizanët. Ka pasur gjithashtu konflikt të armatosur mes partizanëve dhe gjermanëve, por edhe mes nacionalistëve dhe gjermanëve.”
l.m
Add new comment