Ndryshime në ligjin për qeverisjen vendore. Hiqen termat “komunë” dhe “këshill komune”. Jo më lagje me më pak se 20 mijë banorë

Qeveria ka propozuar sot projektligjin që parashikon amendimet e nevojshme në ligjin nr..8652, Datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, në kuptim dhe përmbushje të kërkesave që burojnë nga ligji për reformën e re administrative dhe territoriale. Ndryshimet që mund të përmenden janë shfuqizimi i termave “komunë” dhe “këshill komune”, përcaktimi i rolit të Administratorit të bashkisë, që merr një rol të ri, formula e përfaqësimit të njësive vendore në këshillin e qarkut si dhe kriteri me të cilin Qytetet do të kenë të drejtën e krijimit të Lagjeve. Kështu, nuk do të ketë më Lagje me më pak se 20 mijë banorë, në të cilat do të funksionojë adminitrata e saj. Një problem që mbetet ende është vendimi i protshëm i Gjykatës Kushtetuese për ligjin e reformës territoriale-administrative si dhe fakti se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesat për referendum të disa njësive vendore që kundërshtojnë ndarjen e re. Organet ekzistuese vijojnë funksionimin deri në konstituimin e organeve të reja.
s.z
Add new comment