Kombi kosovar, një ide e debatueshme e Nexhmedin Spahiut

Postuar në 26 Nëntor, 2014 04:50

Shkrimi i Nexhmedin Spahiut për kombin, botuar në datë 25 nëntor në gazetën “Mapo”, ka nxitur reagime. Kjo ngase Spahiu hedh aty idenë e kombit kosovar, apo edhe se rasti i Kosovës do t’i “ndihmojë zhvillimit të teorisë së kombit”, Spahiu mendon se kombi është një konstrukt politik dhe se ai nuk do ngatërruar me etninë. Që këtej edhe shtjellimet për Kosovën. Këtë qasje të tij, e ka ritrajtuar sot, po në “Mapo” Valbona Nathanaili, e cila e quan mendimin e Nexhmedin Spahiut si shprehje të nacionalizmit radikal. “Pa i bërë aspak apel historisë së përbashkët të shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri, lidhjeve të forta dhe barazisë që kemi natyrshëm ndërmjet njëri-tjetrit, koncepti i kombit kosovar që servir z. Spahiu, në rastin më të mirë mund të quhet nacionalizëm radikal, i cili sado modern që është si term, përfaqëson një ideologji që frymëzohet nga teori të vjetruara dhe kërkon të mbështetet në deklarata të kujdesshme bërë nga udhëheqës politikë botërorë në një çast delikat për Kosovën. Në nacionalizmin e tij z. Spahiu është i kujdesshëm, pasi shmang llojin etnik. Nacionalizmi i tij është civik, në emër të shtetit dhe vlerave të tij”, shkruan Nathanaili. Është në përcaktim që bie ndesh me mendimin e shumëkujt në hapësirën shqipfolëse, që e unifikon etninë me kombin. Në këtë kuadër nuk kanë munguar akuzat e forta për Spahiun, apo edhe një tjetër predikues publik të idesë së kombit kosovar, Migjen Kelmendit. Mund të kuptohet se me shtetësinë dhe kombësinë kosovare, kështu si serviren nga Spahiu, ideja e bashkimit të shqiptarëve, në rastin “më të keq” bjerret, kurse në rastin më të mirë, ajo fiton një premisë të re.
S.z

Comments

Submitted by pas "kombit" ma... (not verified) on

<p>Keni harruar dhe Matoshin dhe Lubonjen si referenca te perhershme, flamurtaret e flakte te &quot;kombit&quot; imagjinar kosovar dhe armiqte e betuar te gogolit te frikshem me emrin &quot;nacionalizmi shqiptar&quot;.</p><p>Sa te shpikim kombe te reja qe ti pershtaten copezave shqiptare neper shume shtete, me mire te bejme nje shte te ri qe ti pershtatet kombit ashtu sic eshte.</p>

Submitted by Apolloni (not verified) on

Ka një komb shqiptar. Etni shqiptare janë edhe malazeztë, maqedonasit dhe boshnjakët. Lerini talljet që bën Spahija. Ai do ta zvogeloj kombin shqiptar, por kjo nuk do të ndodh. Brenda 10 vitesh Kosova dhe Shqiperia do të jenë një shtet federal. Amerika, Gjermania dhe Britania e Madhe duan kështu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.