Ndërtimi te diga e liqenit, ekspertë të bashkisë: VKM-ja e qeverisë nuk ndalon ngritjen e objekteve që janë pajisur me leje para vendimit për pezullim.

Postuar në 26 Nëntor, 2014 15:02

40 qytetarë kanë firmosur një peticion ku i kërkojnë qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës të ndalë punimet për ndërtimin e një kompleksi shumëkatësh banimi në digën e liqenit artificial. Siç raporton gazeta "Tema" në peticion thuhet se qytetarët e Tiranës nuk do të lejojnë askënd të shkatërrojë apo shpërdorojë ambjentet publike të lira që janë pronë e të gjithë komunitetit me funksion jetik për mirëqenien dhe shëndetin  e tyre dhe brezave të ardhshëm.

Pak kohë më parë "ResPublica" u interesua pranë bashkisë për këtë çështje, por nënkryetari i saj Enno Bozdo nuk pranoi të japë sqarime se si po kryhen ndërtimet që janë në proces në Tiranë.

Por nga burime pranë këtij institucioni "ResPublica" mësoi se VKM-ja e qeverisë për pezullimin 1-vjeçar të ndërtimeve, nuk ndalon ngritjen e objekteve për të cilat leja është dhënë para vendimit të qeverisë të shpallur në fund të muajit gusht.  

Ekspertët e bashkisë thonë se lejet e fundit të dhëna nga bashkia e Tiranës i përkasin pikërisht kësaj periudhe, në të cilën qeveria ka marrë vendimin e pezullimit të ndërtimeve. Për një periudhë 1-vjeçare. Sipas tyre pas këtij moment bashkia nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi.

Diskutimi nisi në mes të muajit gusht kur Partia Socialiste denoncoi nisjen e punimeve për ngritjen e një kompleksi shumëkatësh në digën e liqenit artificial, duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit Basha me argumenin se ai nuk kishte mbajtur premtimin dhe kishte dhënë leje për ndërtimin e kësaj godine.

Por fakti që vendimi i qeverisë për pezullimin e ndërtimeve është marrë pasi është dhënë leja për këtë kompleks lë të nënkuptohet se ngritja e këtij objekti ka patur dritën jeshile jo vetëm të bashkisë, por edhe të vetë qeverisë.

l.m

Comments

Submitted by Creasy (not verified) on

<p>Ska goje Edi tek Bashkimi . . . kane dhe plane te tjera per ate zone . . . ky eshte vetem fillimi ja u garantoj</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.