Ndahen postet në qeverinë e re të Kosovës, LKD-ja mban kryeministrinë dhe 7 ministri

Partitë politike janë marrë vesh për ndarjen e posteve në qeverinë e re të Kosovës. LDK do të marrë përfundimisht kryeministrinë dhe 7 ministri, ndërsa PDK e Thaçit merr 8 Ministri. Ndërkaq 4 ministri do t’i marrin minoritetet. Gazeta Express sjell edhe emrat e disa prej ministrave të rinj. konkretisht, LDK do të marrë edhe Ministrinë e Financave dhe atë të Shëndetësisë. PDK do ta mbajë Ministrinë e Arsimit dhe atë të Punëve të Brendshme.
Avdullah Hoti, nënkryetari i dikurshëm i Komunës së Prishtinës, do të emërohet Ministër i Financave nga LDK, kurse Nënkryetarja aktuale e LDK’së, Teuta Sahatçiu shkon në Ministrinë e Shëndetësisë. Ministër i ri I Integrimit do të jetë Bekim Çollaku, deri tani Shef i Stafit të Kryeministrit. Post ministror do të marrin edhe Skënder Hyseni e Bajram Geci i LDK-së. Minoritetet do të mbajnë Ministrinë e Kthimit dhe atë të Mirëqenies Sociale.
a.k
Add new comment