RAPORTI/ Pasojat e ngrohjes globale për Ballkanin Perendimor, shtimi i shkrirjes së akullnajave rrit rrezikun e përmbytjeve

Postuar në 25 Nëntor, 2014 00:01

Një raport i ri shkencor publikuar nga Banka Botërore konstaton se ndërsa planeti ynë ngrohet, valët e nxehtësisë dhe ekstremet e tjera klimatike që kanë ndodhur dikur një herë në 100 vjet apo më shumë, do të bëhen "një normalitet i ri."  Sipas “Zërit të Amerikës” raporti paralajmëron se bota është drejt rrugës për t'u ngrohur deri me 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Kjo tendencë thonë ekspertët do të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në një shkallë të madhe. “Zërit të Amerikës” thotë raporti i ri është i treti në një seri studimesh nga Banka Botërore të titulluara Turn Down the Heat: Confronting the New Climate Normal. Nënpresidentja e Bankës Botërore dhe e dërguara speciale për Klimën Rachel Kyte thotë se ndotja nga karburanti fosil që është shtuar në atmosferë gjatë tre dekadave të fundit ka bërë të pakthyeshme një rritje prej 1.5 gradë Celsius të temperaturave deri në mes të shekullit. Raporti përqendrohet në tre rajone: Amerikën Latine, Ballkanin Perendimor dhe Azinë Qëndrore dhe Lindjen e Mesme. Ajo që kanë të përbashkët këto rajone është rreziku që përbën nxehtësia ekstreme. Zonja Kyte thotë se në Amerikën Latine, studimi parashikon se nga ky ndryshim do të vuajnë të gjithë sektorët e ekonomisë. Në pjesë të tjera të botës, trajektorja e ngrohjes do të ndikojë tek burimet ujore. Zonja Kyte thekson Azinë Qendrore dhe Ballkanin Perendimor ku shtimi i shkrirjes së akullnajave rrit rrezikun e përmbytjeve dhe ndryshimi i kohës së rrjedhës së ujit pakëson sasinë e tij kur është i nevojshëm në muajt e verës për drithërat.

 

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/article/2532821.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.