Përfaqësuesi i KiE, Engstrom: Zgjidhni ngërçin e AMA-s, liria e medias dhe pavarësia e institucioneve janë kusht për integrimin

Përshpejtimi i procedurës së plotësimit të vendeve vakante në AMA, është shndërruar në kusht për integrimin e vendit në BE. Të paktën kështu e ka përkufizuar përfaqësuesi i Këshillit të Europës, Yngve Engstorm këtë ngërç, duke i bërë thirrje politikës shqiptare për rëndësinë e pavarësisë dhe funksionimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Duke folur në konferencën ku u prezantua një studim i Komisionit Evropian mbi AMA-n, përfaqësuesi i KiE-së bëri të ditur se kohët e fundit është rritur ndjeshëm vëmendja e faktorit ndërkombëtar mbi lirinë dhe funksionimin e këtij institucioni, e theksuar kjo edhe në progres-raportet e çdo viti. Kjo pasi siç theksoi Engstorm, AMA është një shprehje e qartë e lirisë së medias dhe shprehjes në vendin tonë, dhe këto janë baza e demokracisë dhe integrimit në familjen evropiane. Në këtë kuadër, Engstorm nënvizoi se zbatimi i kuadrit ligjor të AMA-s, mes të cilëve edhe plotësimi i vendeve vakante të saj, kthehet në kusht të domosdoshëm duke parë rëndësinë që ky faktor ka për BE-në si tregues i pavarësisë së institucioneve.
a.k
Add new comment