Meta në Kosovë për të bindur Limajn t’i bashkohet paktit qeverisës Mustafa-Thaçi?!

A ka qenë thjesht “ceremoniale” vizita e Ilir Metës në Kosovë? Sipas TCH, prania e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë mund të lidhet edhe me lehtësimin dhe përafrimin e raporteve mes LDK dhe Nisma, për përfshirjen e partisë së Fatmir Limajt në koalicionin PDK-LDK. Menjëherë pas takimit në Gjilan, ku u shpall qytetar nderi i kësaj komune, në një konferencë për shtyp Meta ka përshëndetur koalicionin e arritur mes PDK-së dhe LDK-së pas disa muajsh krize politike. Ndërkaq, gazeta online Express nuk ka harruar ta shpotisë Metën dhe politikanin Lutfi Haziri, kreu i komunës Gjilan, meqë ky i fundit priti me nderime “sheikun nga Skrapari” duke i dhënë titullin “qytetar nderi”. Në fakt, një këshilltar i komunës deklaroi më pas se nuk është votuar asnjë vendim i tillë për Metën.
a.k
Add new comment