Ndikimi i Beogradit në politikën e Kosovës, koalicioni PDK-LDK nxjerr jashtë loje ndikimin e Listës Serbe

Krijimi i koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së për të qeverisur me Kosovën, largon nga ndikimi i mundshëm i Beogradit në politikën e brendshme në Kosovë, që do të mund ta ushtronte nëpërmjet Listës Serbe. “Zëri” shkruan se koalicioni PDK-LDK do të ketë 66 vende, pa përfaqësuesit e komuniteteve në Kuvendin e Kosovës, që pritet të konstituohet këto ditë. Sipas “lajmi.net” ky koalicion do të ketë më shumë se 50 për qind të votave, sa nevojiten për të kaluar shumicën e mocioneve dhe ligjeve në Kuvend dhe nuk do të varet nga votat e Listës Serbe, subjekt i formuar drejtpërdrejtë nga struktura politike e cila sot drejton Serbinë. Sipas shtypit në Kosovë që nga themelimi, kjo parti është parë me dyshim nga shqiptarët ndërsa Lista Serbe është parë nga Prishtina si përpjekje e Beogradit zyrtar që të ndikojë, ndoshta edhe të pengojë apo vonojë, proceset politike në Kosovë.
L.V
http://www.zeri.info/aktuale/8008/koalicioni-pdk-ldk-e-nxjerre-jashte-loje-ndikimin-e-listes-serbe/
Add new comment