Rajonalizmi i bujqësisë përtej ekranit. Projekti i qeverisë ende i pasqaruar...E sigurtë është që bie propozimi i Kokëdhimës

Dje qeveria prezantoi një hartë të rajonalizimit të produkteve bujqësore, të ciën kryeministri Rama e quajti një moment kthese për bujqësinë shqiptare. Nga një vështrim i parë rajonet bujqësore të prezantuara në këtë hartë kanë përputhje të plotë me ndarjen administrative të Shqipërisë në rang qarqesh. Pra kufijtë e qarqeve shërbejnë edhe si kufij “administrivë” të rajoneve bujqësore. Kjo mund të jetë bërë për lehtësi studimi edhe pse rajonet bujqësore mund të kenë si kriter vetëpërkufizimi lidhjet dhe vazhdimësinë sipas specifikave bujqësore apo blektorale të zonave të caktuara që mund të shtrihen përtej një qarku.
“ResPublica” u interesua pranë Ministrisë së Bujqësisë për të mësuar diçka më tepër për autorët që kryen studimin për hartën e parë rajonale të produkteve bujqësore e që siç u tha dhe në konferencën ku ishte i pranishëm kryeministri Rama dhe kryetari i kuvendit, Ilir Meta, do të jetë dokumenti mbi të cilin do të bazohet transformimi i bujqësisë shqiptare. Për të na sqaruar mbi detajet teknike të këtij projekti na u sugjerua zonja Laura Grezhda, Drejtore e Shërbimeve Tregtare në Ministrinë e Bujqësisë. Sipas saj, studimi për hartën është kryer nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Kamzës dhe specialistë të fushës.
“Studimi është kryer nga Ministria e Bujqësisë sigurisht, nëpërmjet një grupi profesorësh të Universitetit Bujqësor, specialistë të fushës, duke përfshirë edhe drejtoritë e bujqësisë në rajone të ndryshme.”, tha ajo. Sipas zonjës Grezhda, harta e prezantuar nuk është version final i ndarjes rajonale të bujqësisë dhe si e tillë ajo do të pasurohet në të ardhmen. “Studimi është baza për punën e ardhme, por nuk do të thotë që nuk do shtohen edhe produkte të tjera kjo në bazë të potencialeve dhe mundësive të reja që do dalin”, shtoi ajo. Preazntimi I hartës së rajonalizimit të produkteve në konferencë u bë nga përfaqësues të profesoratit të Universitetit të Kamzës, me të cilët “ResPublica” kontaktoi për të mësuar më shumë rreth kritereve të ndjekura, metodës dhe kohës që është dashur për ndërtimin e kësaj harte. Përgjigjia ishte refuzuese, me argumentin se ata nuk ishin kompetentë për të folur rreth kësaj çështjeje dhe nuk dëshironin të ngatërroheshin me këtë temë. Harta në dukje është një pasqyrim i prodhimeve tradicionale bujqësore e blegtorale të Shqipërisë sipas zonave dhe një hartë e tillë duhet të ketë ekzistuar edhe më parë, aq më tepër kur Universiteti Bujqësor i Kamzës për dekada të tëra ka kryer studime mbi kulturat bujqësore dhe blegtorinë. Do të ishte me shumë vlerë sqarimi i mëtejshëm i kritereve që janë përdorur në përcaktimin e “rajonalizimit”, edhe pse një nga problemet kryesore që nuk lejon në Shqipëri ngritjen e bujqësisë në standardet e një sektori që luan rol kyç në ekonomi, është fragmentarizimi i tokës bujqësore.
Mund të bësh rajonalizim të shpërndarjes së kulturave, por ky rajonalizim, mbetet thjesht një këshillë falas që qeveria jep, ndërkohë që nuk i jep zgjidhje problemit të pronësisë. Këtu ka edhe shifra. Në vitin 2011, një konferencë shkencore e për bujqësinë, nënvizonte elementin e pasigurisë për pronën që shoqëron fermerët shqiptarë, çka e lidh zgjidhjen e problemit të pronës me vënien në shina të vetë sektorit.
Çfarë mund të shikohet nga harta e prezantuar, e që konstatohet lehtësisht, pa ndërmjetësinë e specialistëve, është se me rajonalizimin e propozuar rrëzohet propozimi i deputetit socialist Koço Kokëdhima për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
Leonard Mitro
Comments
Kjo eshte vetem propagande e

Kjo eshte vetem propagande e gjalle. Asnje lek nuk mer fermeri per prodhimet qe ai jep. Te vetmit qe po buzeqeshin per kete vendim te qeverise, jane zyrtaret e Drejtorive te Bujqesise neper rrethe. Xhepat e tyre do te mbushen mire..Jane hedhur qindra milione dollare per bujqesine. Ku jane? Jane bere vila nga zyrtaret e bujqesise te rretheve ne vite te ndryshme. Nese shteti do te kishte kryer investime konkrete ne bujqesi me gjithe ato shuma te harxhuara, do te ishte perfunduar gjithe rrjeti i kanalizimeve per vaditje dhe kullim, do te ishin shtruar te gjitha rruget rurale duke e ndihmuar drejtperdrejte fshatarin te dale ne treg. Sepse po ti mbledhesh keto shuma te vjedhure ne vite jane miliarda euro. Cudia do te ishte bere me to, Thjeshte jane vjedhur dhe po pergatiten te vidhen perseri.

Add new comment