Servet Pëllumbi në “Channel One”: LSI do të bashkohet me PS

Postuar në 21 Nëntor, 2014 05:33

Servet Pëllumbi ishte i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku. Ai bëri një analizë të detajuar të situatës politike në vend por komentoi edhe ngjarje dhe fenomene aktuale. Një prej tyre ishte edhe festimet e 70 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri duke replikuar me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu. Interesant ka qenë komenti i Pëllumbit lidhur me situatën politike, veçanërisht për qeverisjen e majtë. Ai vlerësoi punën dhe vullnetin e kryeministrit Rama por hodhi akuza të rënda ndaj tij, lidhur me atë që ai e quan shkëputje të qeverisë nga partia. Dhe këtu ai bënë me faj edhe kryetarin e grupit kuvendor Gramoz Ruçi. Ndërkohë bëri një deklaratë bombë lidhur me raportet e së majtës shqiptare ai tha: “LSI do të bashkohet me PS”.

 

L.V

 

http://www.channel-one.al/ish-kryetari-i-kuvendit-flet-per-gazetarin-roland-qafoku-ne-emisionin-debati-ne-channel-one-servet-pellumbi-arvizu-gaboi-qe-e-quajti-enverin-monster-ne-lufte-si-ishte-edhe-aleat-i/

Comments

Submitted by ALpini (not verified) on

<p>Patjeter qe duhet te bashkohet se duke qene e ndare do duken si dy copa bajge.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>E po, paska folur Orakulli i Delfit. Pyetja shtohet, a i kishte pire ilaçet para se te fliste?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.