Gruevski flet shqip, uron për Ditën e Alfabetit: Vlerat i kemi të përbashkëta!

Në jë video të publikuar nga portali “tetova1”, shihet kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili ka folur në shqip. Pas shumë vitesh në politikë dhe në pushtet, kryeministri maqedon, Nikolla Gruevski, ka bërë përpjekje të flasë shqip, në gjuhën që e flet pjesa një pjesë e madhe e popullit në Maqedoni. “Kryeministri Nikolla Gruevski dje provoi të flasë pak në shqip, ndërsa sot uroi pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe”, shkruan portali “tetova1”. Pas fjalëve të tij Gruevski është duartrokitur nga të pranishmit. Deri më tani, Gruevski nuk është dalluar për bashkëpunim dhe dashamirësi ndaj shqiptarëve. Sidomos, me projektin “Shkupi 2014″, në të cilin është përpjekur të paraqesë si figura kombëtare maqedonase mjaft personazhe shqiptare e bullgarë të famshëm.
L.V
http://tetova1.com/2014/11/21/gruevski-uron-per-diten-e-alfabetit-vlerat-i-kemi-te-perbashketa/
Add new comment