Obama anashkalon Kongresin, njofton në TV ndryshime rrënjësore në politikat amerikane të imigracionit

Postuar në 21 Nëntor, 2014 00:13

Ndryshime rrënjësore në politika amerikane të imigracionit. Obama njoftoi këtë hap duke e cilësuar planin e tij një zgjidhje logjike dhe të balancuar që nuk ofron amnisti masive dhe nuk lejon deportime në masë. Presidenti shpjegoi urdhërin e tij ekzekutiv për imigracionin në një fjalim televiziv, duke anashkaluar Kongresin dhe duke revoltuar republikanët që janë zotuar të pengojnë planet e presidentit. Obama tha se të gjithë e kanë të qartë se sistemi aktual ka qenë jofunksional prej dekadash. Ai tha se ata që respektojnë rregullat dhe u futën në këtë vend në mënyrë të ligjshme ndjehen të ofenduar nga individët që shkelin rregullat. Por ai tha se imigrantët pa dokumenta që ndodhen në Shtetet e Bashkuara prej të paktën pesë vjetësh dhe kanë fëmijë me shtetësi amerikane, ose me dokumenta të rregullta si banorë të përhershëm do të kenë mundësi të qëndrojnë përkohësisht pa u rrezikuar nga deportimi. Këta individë duhet të kalojnë kontrollin e biografisë për të vërtetuar se nuk kanë pasur probleme me ligjin dhe të jenë të gatshëm të paguajnë taksa.

 

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/obama-imigracioni/2528704.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.