Kosovë/ Partitë studiojnë marrëveshjen, Kuvendi dhe Qeveria javën e ardhshme

Postuar në 21 Nëntor, 2014 02:13

Në kryeartikullin e saj gazeta “Zëri” shkruan se për herë të parë në historinë 15-vjeçare LDK do të jetë drejtuese e Qeverisë së Kosovës, pas marrëveshjes së arritur, të mërkurën mbrëma, ndërmjet Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, me ndërmjetësim të presidentes Jahjaga. Sipas “Zërit” Mustafa ka konfirmuar se do ta udhëheqë ekzekutivin e vendin dhe gjysma e ministrave do të jenë nga partia e tij (LDK), përderisa siç ka thënë ai, PDK-së do t’i takojë posti i kryeparlamentarit dhe gjysma e dikastereve qeveritare. Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se PDK-së do t’i takojë edhe posti i presidentit, pas skadimit të mandatit të presidentes, Atifete Jahjaga, në fillim të vitit 2016. Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se strukturat e Kuvendit dhe të Qeverisë pritet të zgjidhen javën e ardhshme, pasi që të shikohen detajet e marrëveshjes, programi qeverisës, struktura qeverisëse.

 

L.V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.