“Banda e tritolit” del para gjykatës. Julian Sinanaj me një pamje ndryshe, jo në një "kafaz" me të akuzuarit e tjerë.

Ka nisur me shtyrje procesi gjyqesor ndaj 7 të akuzuarve si anëtarë të bandes së tritolit. Julian Sinanaj, vrasësi me pagesë, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale u shfaq për herë të publikisht, teksa u paraqit në sallën e gjyqit nën masa të rrepta sigurie.
Në dukje i qetë dhe me syze optike, Julian Sinanaj ka pak ngjashmëri me portretin e fotove që u publikuan në media pas arrestimit të tij.
Sinanaj, i cili mban dhe statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë u soll i veçuar nga të akuzuarit e tjerë në sallën e gjyqit dhe nuk u vendos në kafazin e hekurt ku qëndronin anëtarët e tjerë të së ashtuquajturës bandë e tritolit.
Të pranishëm në sallë ishin edhe i penduari Ndriçim Gjokona si dhe të akuzuarit Marjon Mitro, Andon dhe Erjon Mëhillaj, ndërsa mungonte biznesmeni Ilia Karçini dhe avokati mbrojtës i Genis Mehillajt.
Ky grup kriminal akuzohet për një sërë veprash penale të kryera me pagesë. Trupa gjyqësore vendosi të shtyjë seancën për në datën 4 dhjetor, me argumentin se një prej të akuzuarve, Genis Mëhillaj nuk ishte njoftuar për seancën.
l.m
Add new comment