RTSH sqaron se përse nuk transmetoi ndeshjen Itali-Shqipëri: “Vendimin e mori FSHF”

Drejtori në detyrë i Radio Televizionit Shqiptar, Martin Leka, ka shpërndarë sot një deklaratë për shtyp ku sqaron arsyet pse ndeshja miqësore Itali-Shqipëri, nuk u transmetua nga televizioni publik. Leka nënvizon se të drejtën televizive e jep Federata e Futbollit, pra në këtë rast ka qenë Armand Duka, ai që ka vendosur që shqiptarët ta shohin ndeshjen përmes një platforme private dhe me lekë. Dhe me siguri është po përgjegjësi e FSHF-së dhe drejtuesit të saj, që në bluzat e kombëtares shqiptare, mbishkrimi simbol është “Digitalb” dhe jo “Albania”, ose “Shqipëria”, duke fyer të gjithë shqiptarët. Lidhur me të drejtat e RAI-t që flet Leka, mund të shtojmë, pa pretenduar këtu asgjë, por thjesht si fakt, se ditën e ndeshjes, RAI ndalonte aksesimin në sinjal të transmetimit online të ndeshjes, duke e justifikuar këtë bllokim me “të drejtën ekskluzive të transmetimit për përdorues që ishin brenda territorit italian”. Më poshtë deklarata:
“Radio Televizioni Shqiptar duke marrë shkas nga reagimi i opinionit publik lidhur me mostransmetimin nga RTSH të ndeshjes miqësore Itali-Shqiperi sqaron se: Që prej përcaktimit të zhvillimit të ndeshjes miqësore midis kombetares Italiane dhe Shqiptare, Radio Televizioni Shqiptar nisi negociatat për blerjen e të drejtave të transmetimit me Radio Televizionin Italian (RAI). Ky institucion, pikërisht në fazën finale të negociatave i deklaroi RTSH se nuk i zotëronte më të drejtat e transmetimit, por i kishin kaluar në administrim përsëri Federatës Italiane të Futbollit. Federata Italiane e Futbollit më pas ka vendosur që t'ia delegojë këto të drejta Federatës Shqiptare të Futbollit. Ka qenë pikërisht kjo e fundit, pra FSHF, e cila ka marrë vendimin për përcaktimin e të drejtave të transmetimit nga operatorët televiziv në Republikën e Shqipërisë. Radio Televizioni Shqiptar ka treguar përherë angazhimin dhe interesin për t'i ofruar në cilësinë maksimale të gjitha aktivitetet sportive të kombëtares Shqiptare dhe jo vetëm. Këtë fakt e provon më së miri transmetimi i të gjitha përballjeve kualifikuese në grup të Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Europian të futbollit "EURO 2016". Mbarë opinioni publik duhet të ketë të qartë që Radio Televizioni Shqiptar nuk merr vendime për transmetimin ose jo të kompeticioneve të kombëtares Shqiptare apo edhe të të gjithë federatave sportive që operojnë në Republikën e Shqipërisë. RTSH është zbatues i vendimeve të Federatave, të cilat kanë të drejtat për të vendosur se cili operator televiziv, qoftë ky publik apo privat, më pagesë ose jo, transmeton aktivitetet sportive që përfaqësojnë ndërkombëtarisht Shqipërinë”.
s.z
Comments
Duhen shkarkuar qe te dy,
<p>Duhen shkarkuar qe te dy, edhe Duka edhe ky tipi qe i pershtatetet te gjitha qeverive, Martin Leka. Pse nuk foli para ndeshjes ky ? Keto qe po thote tani, nuk ndodhen pas ndeshjes por dite te tera para saj. Pse i mbajten shqiptaret te mberthyer para nje televizioni qe e paguajne cdo muaj, por qe nuk e shohin kurre, asnje sekonde. Vetem per nje ndeshje futbolli e duam TVSH, dhe kete ky Martini nuk e transmeton. Rri tani dhe tregon perralla.</p><p>Pse nuk ju drejtove popullit qofte edhe nje dite para ndeshjes. Merni masa sepse mua nuk me lejojne te transmetoj. Apo e mori edhe ky pjesen e tij te korrupsionit. Sportdashesit duhet te ngrihen dhe te protestojne deri ne lagimin e Dukes dhe te Lekes.</p>
Shume e drejte, Rrofte Shoku
<p>Shume e drejte, Rrofte Shoku Enver Hoxha! Lavdi Marksizem-Leninizmit fitimtar! Poshte Imperializmi Italian! Futbolliste dhe shikues te varfer te TVSH te te gjitha vendeve Bashkohuni kunder Martin Lekes dhe Armand Dukes. VFLP</p>
Add new comment