Reflekton e majta. Zhduket portreti i Enver Hoxhës nga festimet 70-vjetorit në Lezhë. Meta dhe ministrat heqin shallin partizan

Postuar në 20 Nëntor, 2014 07:26

Pas kritikave nga ambasadori amerikan dhe reagimit të ashpër të opzoitës për shfaqjen e portretit të Enver Hoxhës në ceremoninë përkujtimore për 70-vjetorin e çlirimit të Tiranës, e majta qeveritare duket se ka reflektuar.

Kështu në aktivitetin e organizuar në Lezhë ku merrte pjesë kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, megjithë praninë e shumë veteranëve nuk u pa asnjë foto apo portert i komandantit të Luftës Nacion-Çlirimtare, Enver Hoxha.

Një detaj për t’u theksuar ishte edhe mungesa e shallëve të kuq të partizanëve, të cilin në ceremonitë e organizuara në qytetet e tjera e mbanin jo vetëm veteranët, por edhe deputetë e  ministra të qeverisë.

 

l.m

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po me ke qenka festuar me ballistet!? A hengren pula pas takimit apo vetem ngjala?Iku vendi qe kur iku Enveri.Gjithsesi LANCL e udhehoqi Enver Hoxha.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.