Një person i paidentifikuar në videon e masakrës së katërfishtë në rrugën e Elbasanit. I tregoi Erald Sidës çfarë kishte ndodhur dhe u largua.

Pamjet filmike të një kamera sigurie që ka regjistruar lëvizjet e Konstandin Xhuvanit dhe shokëve të tij jashtë ambienteve të lokalit "Ante Grand", pak minuta pas krimit të katërfishtë tregojnë se në vendngjarje ka qenë edhe një person i paidentifikuar që i ka rrëfyer Erald Sidës se çfarë kishte ndodhur brenda lokalit.
Nëse do t’i besojmë komentit të "Lapsi.al", portal i cili ka publikuar videon, atëherë hetimit i shtohen të tjera pikëpyetje mbi personat e përfshirë në këtë ngjarje. Sipas përshkrimit shpjegues që shoqëron videon, Erald Sida, i akuzuar për mbështetje të autorit të krimit, nuk ka qenë në ambientet e brendshme të lokalit kur Konstandin Xhuvani ka shkrepur armën ndaj Enea Xhait dhe Edison Jahos.
Kamerat kanë fiksuar momentin kur Erald Sida i afrohet lokalit me një makinë mercedez ML të cilën e parkon përballë ambjenteve të lokalit. Pasi zbret nga automjeti është një tjetër person që vjen nga brenda lokalit dhe i rrëfen çfarë ka ndodhur, duke u larguar më pas me nxitim në drejtim të ambasadës amerikane. Në shkrimin e "Lapsi.al" thuhet se ky person është ende i paidentifikuar, ndërsa nuk dihet se çfarë ka thënë Erald Sida para prokurorëve për këtë person.
l.m
http://www.lapsi.al/lajme/2014/11/20/ekskluzive-p%C3%ABr-her%C3%AB-t%C3%...
Add new comment