Basha shmang pyetjet për mungesën në ceremoninë e Olldashit, pranon pyetje vetëm për protestën e 22 Nëntorit.

Postuar në 20 Nëntor, 2014 03:37

Menjëherë sapo është kthyer nga Brukseli, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp për të përshëndetur rezolutën e Partive Popullore Europiane që i bën thirrje qeverisë të respektojë të drejtat e opozitës.

Pavarësisht rëndësisë së kësaj rezolute, për gazetarët duket se më shumë interes kishte lajmi i publikuar në disa të përdtishme se Basha nuk ishte i ftuar në ceremoninë  përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së deputetit demokrat Sokol Olldashi që do mbahet në orën 18 00 të pasditës në hotel Rogner dhe që është organizuar nga një grup deputëtësh të Partisë Demokratike.

Me të mbaruar fjalën, kryetari demokrat iu përgjigj vetëm një pyetjeje për protestën e 22 Nëntorit dhe u largua me shpejtësi nga podiumi për të shmangur çdo koment rreth kësaj çështje.

Por në një postim në fejsbuk, Basha  komenton 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, duke thënë se ai ka mbetur mes demokratëve, i qeshur dhe guximtar.

“E kam kujtuar shpesh këto kohë sfidash të rëndësishme dhe jo të lehta. Më ka munguar fjala dhe vendosmëria e tij prej një luftëtari të paepur të shumë betejave politike.

Sokoli nuk e pranonte kompromisin me antivlerën në kurriz të qytetarëve, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit të tyre. Ai dinte të rezistonte e të rrezatonte kurajo dhe forcë në ditë jo të mira si këto që po kalojnë qytetarët tanë. Ditët, muajt, vitet do të kalojnë por ai do të mbetet përjetë mes nesh, i qeshur, i vendosur dhe i guximshëm”

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.