Ambasadori shqiptar në Francë njofton vendosjen e fluturimeve direkte me Parisin. Interes edhe për investime

Ambasadori shqiptar në Francë, Dritan Tola, ka publikuar një shkrim prezantues për Shqipërinë në gazetën franceze "La Tribune”, shkrim i cili jepet i zgjeruar këtu: http://www.ata.gov.al/la-tribune-situata-e-re-ekonomike-shqi....
Ndër të tjera Tola shkruan se së shpejti, mes Parisit dhe Tiranës, do të vendoset një linjë fluturimi direkt. “Një fluturim direkt i parashikuar për në fund të tremujorit të parë 2015 do të lidhë dy kryeqytetet Tiranën dhe Parisin për 2 orë e gjysmë”, shkruan Tola. Ndërkohë gazeta në fjalë ka publikuar edhe një shkrim të autorit, Alfred Mignot, që shkruan se situata e Shqipërisë është tërheqëse për investitorët francezë. Mignot bën edhe një vlerësim për objektivin 3 për qind të rritjes ekonomike, që parashikohet në buxhetin e vititi 2015. “Me një normë rritjeje ekonomike prej 3 %, Shqipëria i nxjerr gjuhën krizës! Aq më mirë, pasi edhe falë statusit të saj si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ajo do të përfitojë si rrjedhojë, financime për të zhvilluar infrastrukturat më të rëndësishme të saj, si ato rrugore, hekurudhore, portuale, aeroportuale … dhe vepra të tjera të mëdha”, shkruan ai.
S.z
Add new comment