Drejtoresha e Doganave: “Realizuam 100% planin e të ardhurave. Arsye: Mirëadministirmi”. Sqarim edhe për taksën e parkimit në dogana

Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në të cilin ka folur për arritjet e sektorit të saj. Dhe referuar shifrave kemi susksese të mëdha. “Si Tatimet, si Doganat kanë rritje. Dogana ka 14% rritje ose 20.5 miliardë lekë thënë në shqip, që do të thotë realizim 100% të planit të të ardhurave”, tha Spiropali. Ajo ka shpjeguar edhe se nga kanë ardhur këto lekë: “Rritja e të ardhurave ka ardhur nga miradministrimi dhe nga lufta kundër evazionit, kundër korrupsionit. Në këtë pikë nuk ka diskutim për faktet. Vetëm numri i dosjeve penale që ne kemi çuar është rritur në 116%”, tha Spiropali. Mirëpo çështja ka provokuar diskutime, sepse gazetarët e ftuar në studio, kanë dashur të dinë burimin e të ardhurave që shpallet se është mirëadministrimi. Nga ana tjetër, drejtoresha e Doganave është pyetur edhe për një fakt që ka të bëjë me përpunimin e mjeteve që hyjnë në Doganë. Dhe ky është fakti se për të qëndruar në mjediset e doganës deri sa të mbarosh punë, parkimi kushton 700 lekë që i shkojnë një kompanie private të kontraktuar. Përgjigja e Spiropalit: “Kjo kontratë është bërë nga qeverisja e mëparshme. Në 95% të rasteve, praktikat doganore kryhen brenda 4 orëve dhe është vetëm një numër i vogël biznesesh që rrinë më gjatë apo një natë, që rrinë pritje. Por, përsa i përket infrastrukturës, në Doganën e Tiranës ka një eksperiencë pozitive”.
s.z

Add new comment