Presidenti dhe ministri i Drejtësisë, të ndarë për reformën në drejtësi. Nishani: “Nuk ecet me sulme të përgjithshme ndaj sistemit”

Presidenti dhe ministri i drejtësisë kanë replikuar gjatë diskutimit në tryezën e sotme për reformën në drejtësi, zhvilluar në kuadër të Projektit Euralius IV, “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”. Ministri Nasip Naço ka theksuar se reforma duhet “të ndërgjegjësojë më shumë gjyqtarët, të cilët kur puthitin shkopin me tryezën e tyre për të dhënë vendim, të kenë parasysh zbatimin e ligjit dhe vetëm ligjit, duke qenë transparent dhe mbi gjithçka konseguent me vendimet e tyre”. Një apel që për presidentin duket se nuk merr parasysh se është qeveria ajo që me retorikën e saj po bllokon reformën. “Është koha të lëmë pas fjalët dhe shënjestrimin individual. Është koha të nisim e të përcaktojmë udhën që do ndjekim. Tryezat janë fjalë, tashmë është koha për vepra. Me keqardhej po kosntatoj është ende në ngërç dhe se takimet që pasuan atë të 6 tetorit nuk godasin në shenjë. Nuk avancohet duke përsëritur me të njëjta teza...të gjithë në sulm ndaj sistemit. Nuk avancohet me reformën pa një axhendë pune”, tha Bujar Nishani.
s.z
Add new comment