Taulant Balla flet për Byronë e Hetimeve: Do të dublojë kompetencat e Prokurorisë, eksperiencë pozitive

Postuar në 19 Nëntor, 2014 00:08

Taulant Balla, nënkryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Parlament, i cili ndodhet në SHBA për një vizitë pune, ishte i ftuar për një bisedë në studiot e “Zërit të Amerikës”. Deputeti socialist, foli për Byronë Kombëtare të Hetimeve dhe akuzat se entiteti i ri do të dublojë në një farë mase kompetencat e Prokurorisë. Balla shprehet se Byroja do të jetë një eksperiencë pozitive për Shqipërinë, si një mekanizëm i ri që rrit efektivitetin në luftën kundër korrupsionit. Byroja Kombëtare e Hetimit, thotë ai, do të ndihmojë në procedimin penal në mënyrë që të realizohet një proces sa më i plotë përgatitor para se çështja të shkojë në gjykatë. Synimi, thotë ai, është që procedimet të jenë sa më të shumta kundrejt atyre zyrtarëve të cilët abuzojnë me zyrën e shtetit, abuzojnë me besimin e qytetarëve dhe bëjnë korrupsion. I pyetur lidhur me kontrollin e Komisionit të Sigurisë mbi punën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Balla nuk pranoi të prononcohet për rezultatet e kontrollit, në pritje të përgatitjes së raportit të plotë, por konfirmoi zërat se ndër individët e përgjuar nga SHISH-i ka pasur edhe figura shtetërore dhe politike.

 

L.V

 

http://www.zeriamerikes.com/content/taulant-balla-interviste-/2524938.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.