BE-ja paralajmëron me sanksione edhe Izraelin “nëse ndërmerr aksione që minojnë paqen me palestinezët”

Bashkimi Europian ka paralajmëruar Izraelin me sanksione në rast se Telavivi zyrtar ndërmerr aksione që minojnë mundësinë e paqes me palestinezët. Bëhet fjalë për ndërtime të reja në Jeruzalem dhe për veprime të mundeshme në Ëest Bank. Lajmin për mundësinë e sanksioneve e publikoi fillimisht e përditshmja “Haartez”, por ai është konfirmuara edhe nga burime dipomatike. Madje, për këtë çështje ka folur edhe ministri i Jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, i cili gjatë një konference për shtyp e homologun e tij gjerman, ka deklaruar se përfshirja e marrëdhënieve dypalëshe izraelito-palestineze në axhendën mes Izraelit dhe BE-së është gabim dhe nuk i ndihmon paqes. Lieberman madje ka shtuar se Izraeli nnuk do të pranojë asnjë kufizim në krijimin e komuniteteve hebraike në Jeruzalem dhe se për këtë çështje nuk ka kompromis.
http://www.haaretz.com/news/diplomacy-defense/1.626722
s.z
Add new comment