Dëmi 5 mln euro, Prokuroria nis hetimin për 3 ish-drejtues të lartë të INSIG

Postuar në 15 Nëntor, 2014 09:17

Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimet për tre ish-drejtues të lartë të kompanisë shtetërore të sigurimit INSIG. “Ora News” thotë se lajmi konfirmohet nga burime pranë këtij organi ku tre ish-zyrtarët e lartë dyshohet se kanë abuzuar me detyrën duke i sjell buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 5 milion euro. Hetimet kanë nisur pas kallëzimit të Ministrisë së Financave, të dorëzuar në akuzën e kryeqytetit në datën 28 tetor 2014. Ministria e Financave dyshon se dy ish-drejtorët e Përgjithshëm të INSIG se kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet. Sipas kësaj akuze të ngritur, tre ish-zyrtarët e INSIG po hetohen për shpenzimet e kryera në degën e Kosovës për periudhën 2009-2013, ku dyshohet se kanë përvetësuar shuma të mëdha parash.

 

L.V

 

http://www.oranews.tv/vendi/nisin-hetimet-per-tre-ish-drejtues-te-larte-te-insig/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.