Elmar Brok: Shumica në Shqipëri po përdoret kundër të drejtës kushtetuese

Postuar në 15 Nëntor, 2014 12:07

Qeverisë po i vijnë sinjale nga Brukseli të respektoje të drejtën kushtetuese dhe parimet themelore të demokracisë. Në një takim që pati me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, kryetari i Komisionit të punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional me opozitën.

"Në një shoqëri demokratike, shumica parlamentare nuk mund të përdoret kurrë kundër së drejtës kushtetuese dhe opozitës politike. Duhet të sigurohet medoemos një sistem i kontrolleve dhe balancave”,- theksohet në komunikatën për shtyp të lëshuar nga zyra e eurodeputetit, Elmar Rok.

Sipas tij, Shqipëria mund të ketë sukses në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, vetëm nëse qeveria lehtëson dhe garanton bashkëpunimin ndërmjet të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm.

Brok dhe Bushati ranë dakord për të mbajtur një linjë  komunikimi të hapur dhe për të vazhduar bashkëpunimin në të ardhmen, në mënyrë që të sjellë Shqipërinë më afër BE-së.

l.m

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.