DASH vlerëson pozitivisht vizitën e kryeministrit shqiptar në Beograd

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur zhvillimin e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. “Urime, Qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë për vizitën historike. Shtetet e Bashkuara përshëndesin Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç për vizitën e parë zyrtare të një kryeministri shqiptar në Beograd pas afro 70 vjetësh. Ne mirëpresim angazhimin e ndërsjelltë të këtyre dy liderëve për të hapur një kapitull të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve të tyre”, thuhet në deklaratë. Deklarata pozitive për vizitën bënë edhe përfaqësues të BE-së, duke dhënë mbështetje për klimën e re që duhet krijuar në rajon.
s.z
Add new comment