Vojsllav Sheshelj kthehet pas 11 vitesh në Serbi. Pritet si hero në aeroportin e Beogradit

Postuar në 12 Nëntor, 2014 11:27

I gjykuari në Hagë për 11 vjet rresht për krime lufte në Kroaci, Bosnjë dhe Vojvodinë, Vojsllav Sheshelj ka mbërritur pasdite në Beograd dhe është pritur si hero që në aeroportin e kryeqytetit.

Sheshelj nuk ka humbur aspak kohë për t’u ingranuar me realitetin politik të Serbisë. Ai deklaroi se liria e tij do të zgjaste deri sa të largonte nga pushteti tradhëtarët e kombit, presidenti Nikoliç e kryeministri Vuçiç, shërbëtorët e perëndimit.

Presidenti dhe kryeministri aktual e kanë nisur karrierën e tyre politike pikërisht në partinë e themeluar nga Sheshelj.

Vojsllav Sheshelj u kthye në Beograd nën garancinë e autoriteteve serbe për t’u kuruar nga sëmundja e kancerit.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.