Komandanti i trupave të NATO-s thotë se tanket ruse kanë hyrë në territorin e Ukrainës

Postuar në 12 Nëntor, 2014 12:29

Komandanti i trupave amerikane në Europë dhe atyre të NATO-s, Filip Bredlov, konfirmoi se tanke, mjete të blinduara, artileri dhe trupa ruse kanë hyrë në territorin e Ukrainës.

Por Ministria ruse e Mbrojtjes i përgënjeshtroi menjëherë këto njoftime.

Misioni monitorues i OSBE në rajonet nën kontrollin e separatistëve kanë konfirmuar se ditët e fundit kanë parë disa autokolona me mjete të rënda ushtarake, por pa shenja dalluese.

Ndërsa filorusët kanë thënë në disa raste se janë vullnetarë ata që kanë ardhur nga përtej kufirit.

Gjatë natës me orën e Tiranës, me kërkesën e Shteteve të Bashkuara mbahet një mbledhje urgjente në Nju Jork e Këshillit të Sigurimit të OKB për situatën.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.