Visho Ajazi “në dorën” e Metës. Lutaj: Raportin e përgjimeve të SHISH ia kemi dorëzuar kryetarit të Kuvendit

Postuar në 12 Nëntor, 2014 10:17

Raporti i tre deputetëve socialistë të Komisionit të Ligjeve për përgjimet e kryera nga SHISH ndodhet tashmë në duart e kryetarit të kyvendit Ilir Meta.  

Këtë e ka konfirmuar për ResPublica, deputeti Pirro Lutaj, i cili ishte pjesë e grupit të kontrollit të mandatuar nga Komisioni i Ligjeve për veprimtarinë e Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Ne ia kemi dorëzuar relacionin kryetarit të kuvendit Ilir Meta dhe është në tagrin e tij, nëse vendos t’ia çojë kryeministrit apo presidentit. Kontrolli që u krye në SHISH ishte një veprimtari normale e Komisionit të Ligjeve dhe nuk ka sesi të kalojë për votim në seancë plenare”

Përmbajtja dhe konkluzioni I këtij raporti nuk është bërë publik, pasi konsiderohet si informacion I klasifikuar.

Në media u përfol se pre e përgjimeve kanë qenë disa politikanë dhe gazetarët , të cilët kur janë përgjuar kanë qenë duke biseduar me elementët e vënë nën monitorim prej Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në listën e të përgjuarve përmenden, kryeministri Rama, kreu i kuvendit Meta, lideri i opozitës Basha,  ministi i Brendshëm Sajmir Tahiri, ai i Mirëqenies Sociale Erjon Veliaj. Dyshohet se janë përgjuar edhe  Ilir Rusmali e Astrit Patozi, si  dhe i ndjeri Sokol Olldashi.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.