Ekspertim pistoletës së Xhuvanit, mund të jetë e njëjta armë e incidentit të 25 Prillit në Gjirokastër

Postuar në 07 Nëntor, 2014 10:30

Pistoleta me të cilën Konstandfin Xhuvani vrau 4 personat në lokalin Ante Grand tek Rruga e Elbasanit, mund të jetë e njëjta me të cilën ai dyshohet se ka kanosur një person në 25 Prill të këtij viti.

Për këtë arsye mësohet se Prokuroria e Gjirokastrës do të kërkojë ekspertim të pistoletës që Xhuvani mbante në duar gjatë arrestimit këtë të martë.

Tv Klan raporton se ky ekspertim do të shërbejë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e 25 prillit të ndodhur në Gjirokastër, për të cilën policia shpalli në kërkim Kostandin Xhuvanin.

Sipas policisë, mbrëmjen e 25 prillit Xhuvani u konfliktua me 3 persona dhe qëlloi me pistoletë.

Policia e shpalli në kërkim, por prokuroria e pushoi çështjen ndaj Xhuvanit, duke argumentuar se ai kishte alibi që kishte qenë në spitalin psikiatrik të Elbasanit kur kishte ndodhur ngjarja.

Gjurmët e pistoletës do të krahasohen me ato të gezhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, më 25 prill.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.