Protokolli i Ramës mbërrin në Beograd dhe vendoset nën masa të rrepta sigurie

Postuar në 07 Nëntor, 2014 14:17

Në kryeqytetin serb ka mbërritur grupi i protokollit të shtetit shqiptar që është vënë në masa të ë sigurie, njofton në një përmbledhje të saj Agjencia Telegrafike Shqiptare. Siç bën të ditur “KosovaPress”, flitet për një angazhim të forcave të sigurisë serbe të ngjashëm me atë të vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa qëllimi i mbërritjes të koordinatorëve të protokollit të shtetit, lidhet me dhënien e dorës së fundit përgatitjeve të kësaj vizite delikate. Faqja online e “Top Channel” shkruan se grupi i protokollit të shtetit ka mbërritur në Beograd paraditen e të premtes në një kohë kur mediat dhe opinioni publik serb janë të përfshirë plotësisht në çfarë pritet të ndodhë të hënën, kur një kryeministër shqiptar do të zbresë në Beograd për herë të parë pas 68 vjetësh. Gazeta serbe ‘Kurir’, në një shkrim dedikuar vizitës së Kryeministri Rama në Beograd shkruan për masat e sigurisë duke theksuar se do të angazhohen mijëra forca policie. Sakaq ka të dhëna se Presidenti Nikoliç do të lëvizë jashtë Serbisë atë ditë për të mos i dhënë dorën Edi Ramës. Burimet informojnë se autokolona e vogël shqiptare do të tejzgjatet me mjete policore dhe rruga drejt vendbanimeve shqiptare, do të ruhet nga mijëra trupa përfshire edhe ato ushtarake. “Nuk dihet nëse Rama do të ecë në këmbë në Beograd”, thekson Kurir.

 

L.V

 

http://www.ata.gov.al/protokolli-i-rames-mberrin-ne-beograd-194886.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.