Beogradi blindohet nga trupat speciale, shkak vizita e Ramës në Serbi

Postuar në 07 Nëntor, 2014 07:54

Masa të rrepta policore për vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi. Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga vizita e shumëpërfolur, mediat vendase raportojnë se Beogradi do të jetë i blinduar të hënën për garantimin e sigurisë. Gazeta serbe “Kurir” bën me dije se autoritetet serbe të sigurisë do të kenë të njëjtin nivel sigurie si gjatë vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin, nënpresidentit amerikan Xho Bajden dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Vizita e kryeministrit shqiptar në Beograd ishte parashikuar për në tetor, por pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri palët ranë dakord për ta shtyrë atë në 10 nëntor. Kryeministri shqiptare dhe delegacioni që do ta shoqërojë do të qëndrojnë në hotelin me 5 yje “Hyatt” të Beogradit. Një fakt i tillë është konfirmuar nga Ambasada jonë në kryeqytetin e Serbisë.

 

L.V

 

http://www.kurir.rs/vesti/politika/ramu-obezbeduju-kao-bajdena-i-putina-clanak-1608160

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.