Predrag Simiq: Rama, kryeministri nga Jugu i Shqipërisë, personi i duhur për vizitë në Beograd - pas Nanos!

Vizita e Edi Ramës në Beograd nuk do të sjellë rezultatet që janë pritur. Kështu pohon për “Deutsche Welle”, profesori i njohur serb për çështjet ndërkombëtare, një nga njohësit më të mirë të raporteve shqiptaro-serbe, Predrag Simiq. "Ballkani në këtë moment është i qetë, por shihet shumë qartë se ende ekzistojnë tensione të mëdha si në raportet shqiptaro-serbe, ashtu edhe në rajonet e tjera. Vizita e parashikuar e Ramës, me 22 tetor, ka qenë një rast i shkëlqyeshëm për shtendosjen e raporteve jo vetëm në linjën Tiranë-Beograd, por edhe në rajon", pohon Predrag Simiq. Për fat të keq, sipas tij, incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri u kanë dhënë gjërave një kah tjetër. Ndaj vizita e Ramës në Beograd, me 10 nëntor, "nuk do të sjellë rezultatet që ka mundur të sjellë në tetor". Predrag Simiq gjatë intervistës së tij për për “Deutsche Welle” thotë gjithashtu se: “Kryeministri Rama është me origjinë nga jugu i Shqipërisë, nga një rajon i cili është shumë më pak i ngarkuar me paragjykime dhe me urrejtje ndaj serbëve. Ai mbase është personi më i duhur për këtë vizitë - pas mikut tim të vjetër, Fatos Nanos, me të cilin në kohën kur kam qenë ambasador në Paris, kam pasur një komunikim të shkëlqyeshëm”.
L.V
http://www.dw.de/rama-personi-i-duhur-p%C3%ABr-vizit%C3%AB-n%C3%AB-beograd-pas-nanos/a-18047253
Add new comment