Kthehet në modë vjedhja nga arkat shtetit. Arrestohen 3 ish-zyrtarë të Transportit Rrugor. Morën 5.5 milionë lekë nga taksat e 60 automjeteve për vitin 2012.

Pas një hetimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë (Njësia Task-Force), gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg” për tre ish-zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Tiranë, të akuzuar për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet të arsyeshme se shtetasit R. Vezelaj (ish-arkëtar), K. Kaca dhe A. Murataj (ish-faturistë) nuk kanë derdhur në arkën e institucionit taksat që kanë paguar pronarët e rreth 60 automjeteve, në vlerën e rreth 5.5 milionë lekëve të reja.
Ky proçedim penal ёshtё rregjistruar mbi bazёn e kallzimit tё disa qytetarёve tё cilёt kanё deklaruar se kanё bёrё pagesёn e taksёs vjetore nё vitin 2012, dhe nё vitin 2013 janё vёnё nё dijeni se taksa e paguar prej tyre nuk ёshtё arkёtuar nё arkёn e Drejtorisё Rajonale tё Shёrbimit tё Transportit Rrugor Tiranё dhe si rrjedhojё nuk figuron e hedhur nё sistem.
Nga hetimet kanë rezultuar se kallëzuesit janë pronarë të automjeteve të ndryshme dhe kanë kryer rregullisht pagesën e taksve vjetore dhe kolaudimin e automjeteve sipas rregullave të përcaktuara në aktet nënligjore.
Gjatë vitit 2013 dhe 2014 ata janë paraqitur pranë sporteleve të Drejtorisë Rajonale Tiranë dhe kanë konstatuar se në sistemin kompjuterik, rezultonin debitor për vitin (ose vitet) paraardhëse. Për të vërtetuar faktin se ata kanë paguar detyrimet përkatëse të vitit paarardhës ata kanë paraqitur dokumentacionin që vërtetonte pagesën e detyrimti nga ana e tyre.
l.m
Add new comment