Arkiv-Lajme

Reagime të forta në profilin e kryeministrit Edi Rama në “Facebook” për ngjarjen e sotme. Kërkohet edhe dorëheqja e Luiza Xhuvanit

Postuar në 04 Nëntor, 2014 05:48

Ka një seri reagimesh në profilin e kryeministrit Edi Rama lidhur me ngjarjen e mëngjesit të sotshëm ku gjetën vdekjen katër persona. Shumë qytetarë kërkojnë dorëheqjen e deputetes Luiza Xhuvani, për shkak se djali i saj është i përfshirë në ngjarje dhe mbahet si i ndaluar nga policia. Nuk dihet do të reagojë ose jo kryeministri, por e qartë është se besimi ndaj përfaqësuesve të parlamentit, të përfolur me fakte dhe duke e pranuar madje ndonjëherë edhe vetë përfshirjen në aktivitet kriminal, është në minimum.

s.z 

Një nga viktimat e klubit të natës, djalë ish prokurori. Grupet njiheshin. Dy pista për motivet

Postuar në 04 Nëntor, 2014 04:17

Disa detaje të tjera për vrasjen e katërfishtë pranë fakultetit filologjik. Mësohet se një nga viktimat, Arbër Demiraj 19 vjeç, është djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj. Ai ka qenë pjesë e grupit të Konstandin Xhuvanit, dhe sipas të dhënave të reja, të arrestuarit janë përpjekur të largojnë trupin e tij duke e futur në makinë. Edison Jaho 36 vjeç dhe Enea Xhaji 38 vjeç, janë përplasur me rivalët dhe pistat janë dy sipas policisë: Për një sherr të çastit ose për pazare droge. Veç të mësipërmve, ka humbur jetën dhe një italian.

Qeveria shton numrin e policëve. 1 mijë e 200 efektivë në mbështetje të aksioneve për rritjen e sigurisë publike

Postuar në 04 Nëntor, 2014 03:17

Trupës së Policisë së Shtetit nga janari i vitit të ardhshëm do t’i shtohen 1 mijë e 200 efektivë, pas kërkesës së bërë nga Ministria e Brendshme.

Gazeta “Mapo” shkruan sot se në dokumentin e projektbuxhetit që qeveria ka dorëzuar në kuvend parashikohet që numri i punonjësve të administratës publike të jetë 72 mijë e 200 persona, duke reflektuar edhe shtesën në aparatin e policisë së shtetit.

Basha bën gati super-kryesinë e re të PD-së, numri shkon në gati 50 anëtarë

Postuar në 04 Nëntor, 2014 03:14

Lulzim Basha po formaton kryesinë e re të PD-së, me një numër që duket se I kalon deputetët e kësaj partie. Sipas Shqiptarja.com, me ndryshimet e bëra në statut, parashikohet se kryesia e re do të përbëhet nga kryetari, nënkryetarët, kryesia e grupit parlamentar, kryetarët e departamenteve, sekretari i përgjithshëm, kryetarët e sekretariateve funksional. Në bazë të një përllogaritjeje, numri i tyre e kalon numrin e deputetëve duke ngritur në këtë mënyrë në PD-së një strukturë e cila do të ketë më shumë peshë se sa grupi parlamentar.

Qeveria tërhiqet nga rritja e taksës së automjeteve. Nuk do të përfshihet në paketën fiskale të 2015

Postuar në 04 Nëntor, 2014 02:37

Gazeta “Shqip” shkruan sot se qeveria është tërhequr nga propozimi fillestar për rritjen e taksës së automjeteve, e cila prek drejtëpërdrejtë qytetarët. Sipas gazetës, kabineti qeveritar është mbledhur mbrëmë rreth orës 22:00  për të diskutuar mbi ndryshimet e propozuara nga Ministria e Financave në paketën fiskale të vitit 2015.

Armët sheshit. 4 të vrarë pas një sherri në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit. Arrestohet si i dyshuar djali i deputetes Luiza Xhuvani

Postuar në 04 Nëntor, 2014 01:15

Nuk përbën lajm që në Tiranë qarkullohet lirisht me armë, por e reja është se 4 persona mbetën të vdekur pas një sherri në një lokal nate në Rrugën e Elbasanit. Krimi i katërfishtë u shënua rreth orës 4 të mëngjesit, kur dhe u dëgjuan të shtënat që terrorizuan banorët e pallatit ku ndodhej lokali.

Marrëdhëniet me RFGJ-në, zbardhet memorandumi i Ministrisë së Jashtme gjermane i vitit 1970. Në analizë merret edhe “irritimi i Beogradit”

Postuar në 03 Nëntor, 2014 18:22

“Wilcon Center” publikon një memorandum të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë Perëndimore, i cili mban datën 20 nëntor 1970. Memorandumi cilësohet si “rreptësisht konfidencial” dhe ai trajton mundësinë e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe Republikës Popullore të Shqipërisë. Memorandumi pason dty memorandume, një të datës 19 mars 1970 dhe një tjetër të 23 prillit 1970. Diplomatët gjermanë, japin një lloj parashikimi për pasojat që mund të vijnë nga kontaktet zyrtare në të dyja rastet.

Rreth 108 mijë fëmijë e të rinj shqiptarë vazhdojnë shkollën në Itali

Postuar në 03 Nëntor, 2014 17:24

“Shqiptari i Italisë” njofton për rritjen e numrit të fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që kanë nisur shkollën në vendin fqinj. Bëhet fjalë për 107 862 fëmijë e të rinj shqiptarë, që përbëjnë 14%  të të gjithë fmëijëve të huaj në Itali që vazhdojnë shkollën në këtë vend. Nga e gjithë kjo kategori, 2-.9% janë në Lombardi, 14.4% në Toskana, 12.8% në Emilia Romanja, në Piemont 9.7%. “SHI” shton se sipas statistikave italiane, fëmijët e emigrantëve kanë më pak rendiment se ata italianë.

Merkel “jep një dorë” për krizën e Kosovës. Mustafa, takim me kancelaren, thonë mediat e Prishtinës

Postuar në 03 Nëntor, 2014 15:05

Mediat e Prishtinës flasin për një takim të mundshëm javën që vjen, të kreut të LDK-së Isa Mustafa me kancelardn Merkel në Berlin. Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë gjasat janë reale që Mustafa të nominohet për Kryeministër ndërsa Hashim Thaçi për President, duke i dhënë kështu një zgjidhje krizës politike në Kosovë. Në këtë mënyrë, duket se është ndërhyrja e vetë kancelares ajo që ndez një dritë në fund të tunelit të krizës, që për Kosovën do të thotë bllokim edhe të jetës institucionale qeverisëse dhe asaj ekonomike në vend.

Mësuesit jashtë profilit do të largohen. Ndryshimet prekin rreth 4 mijë vetë në arsimin parauniversitar

Postuar në 03 Nëntor, 2014 14:05

Një ndryshim radikal në sistemin arsimor parauniversitar po përgatit qeveria dhe ministria e Arsimit. Tema është mësuesit jashtë profilit apo krejt të padiplomuar që japin mësim në shkollat e vendit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme