Mësuesit jashtë profilit do të largohen. Ndryshimet prekin rreth 4 mijë vetë në arsimin parauniversitar

Një ndryshim radikal në sistemin arsimor parauniversitar po përgatit qeveria dhe ministria e Arsimit. Tema është mësuesit jashtë profilit apo krejt të padiplomuar që japin mësim në shkollat e vendit.
Nga inspektimi i bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë gjetur 2065 mësues jashtë profilit të tyre dhe 1984 mësues pa arsimin përkatës. Ndërsa i cilësoi gjetjet e inspektimit të ministrisë si shokuese, Nikolla vuri theksin tek reforma në arsim, duke u shprehur se në çdo klasë do të ketë mësues të profilit përkatës, të cilët do të ofrojnë cilësi në mësimdhënie. Kësisoj, është vendosur organizimi i një provimi kombëtar për të gjithë aplikantët që kanë aplikuar në portalin e ministrisë, testim që do të monitorohet nga MAS. Dhe deri në dhjetorin e këtij viti do t’i jepet fund historisë të mësuesve pa arsimin përkatës. Nikolla shpalli edhe vendosjen e sistemit të licencimit për mësuesit.
a.k
Add new comment