Marrëdhëniet me RFGJ-në, zbardhet memorandumi i Ministrisë së Jashtme gjermane i vitit 1970. Në analizë merret edhe “irritimi i Beogradit”

“Wilcon Center” publikon një memorandum të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë Perëndimore, i cili mban datën 20 nëntor 1970. Memorandumi cilësohet si “rreptësisht konfidencial” dhe ai trajton mundësinë e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën Popullore të Kinës dhe Republikës Popullore të Shqipërisë. Memorandumi pason dty memorandume, një të datës 19 mars 1970 dhe një tjetër të 23 prillit 1970. Diplomatët gjermanë, japin një lloj parashikimi për pasojat që mund të vijnë nga kontaktet zyrtare në të dyja rastet. Natyrisht afrimi me Kinën ka rëndësi tjetër nga ai me Shqipërinë, edhe pse në Memorandum cilësohet se në lidhje me vendin tonë “ekzistojnë probleme më urgjente”. Interes ka sesi lexohet konteksti ndërkombëtar i krijimit të marrëdhënieve, sidomos ndikimi në rajon. “Këtu situata ka ndryshuar për mirë, krahasuar me kohën e memorandumit të 23 prillit 1970. “Një irritim i Beogradit” është tani më pak i mundshëm sa kohë që vetë Jugosllavia është e interesuar tani për marrëdhënie më të mira me Shqipërinë”, vlerësohet në memorandumin e përgatitur nga Shtabi i Planifikimit. Dokumenti është vënë në dispozicion të “WC” nga “MacArthur Foundation” dhe “Leon Levy Foundation”.
http://www.wilsoncenter.org/publication/sino-west-german-relations-durin...
s.z
Add new comment