Arkiv-Lajme

Maqedonasit e Serbisë kërkojnë mbështetje nga Ivanov

Postuar në 02 Nëntor, 2014 04:21

Komuniteti maqedonas në Serbi ka kërkuar nga presidenti Gjorge Ivanov më shumë mbështetje në fushën e arsimit. “Zhurnal” raporton  se në takimin e realizuar në Pançevë, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Komunitetit Maqedonas në Serbi kërkuan nga Ivanov përfshirjen e Shkupit zyrtar në arsimimin e të rinjve maqedonas.  

Në takim mësohet se janë shkëmbyer mendime dhe njohuri në lidhje me sfidat e komunitetit maqedonas në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës maqedonase, si dhe në pjesëmarrjen e jetës shoqërore dhe politike.

Pas kritikave, Rama: Më në fund, edhe në gjykata diçka po lëviz në drejtimin e duhur për vjedhësit e energjisë

Postuar në 02 Nëntor, 2014 03:00

Pas kritikave të forta ndaj gjykatave të vendit për lirimin e atyre që cilësohen si vjedhës të energjisë, kryeministri Edi Rama deklaron se me nisjen e operacionit ka një reflektim nga ana e tyre. Përmes një publikimi në “Facebook”, Rama njofton se “të dhënat e Operacionit Kundër Vjedhjes së Energjisë janë mjaft inkurajuese” dhe se “më në fund edhe në gjykata diçka po lëviz në drejtimin e duhur”.

Festivali i Radio Televizionit Shqiptar, Konçita e ftuar nderi?

Postuar në 02 Nëntor, 2014 02:12

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se me rastin e Festivalit të Radiotelevizionit e ftuar e nderit e natës finale do të jetë edhe Konçita Urst. “Organizatorët e festivalit kanë menduar që sivjet të këndojë në skenën shqiptare, fituesja e Festivalit Europian 2014, Konçita Urst. Transgjinori që përfaqësonte Austrinë, arriti të triumfonte në ‘Eurosong’, megjithëse mjekra e saj ngjalli debate në të gjithë botën. Po aq shumë debate pritet të ngjallë edhe në Shqipëri vizita e këngëtares me mjekër, që dikur ishte djalë” shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Nxjerrja e kromit merr sërish jetë njerëzore, minatori 47 vjeçar bie nga ashensori në 1000 metra thellësi

Postuar në 02 Nëntor, 2014 01:41

Një tjetër minator ka gjetur vdekjen sot në minierën e Bulqizës. Ai është 47-vjeçari Jonuz Mela. Referuar të dhënave që televizionet publikojnë nga korrespondentët, vdekja ka ardhur si pasojë e rrëzimit të tij në një pus, rreth 1000 metra të thellë. Policia ka shkuar në vendngjarje sëbashku me forcat e shpëtim-minierave për të hetuar mbi dinamikën e ngjarjes dhe nëse kanë munguar masat e sigurisë.

n.k

Zv. i Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergji, mbështet qëndrimin e Papa Franceskut rreth Teorisë së Darvinit dhe Big Bengut

Postuar në 02 Nëntor, 2014 01:27

Shumë media në Kosovë kanë cituar sipas "Klan Kosovës", qëndrimin e zëvendës i Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergjit i cili nuk e mohon Teorinë e Darvinit dhe Big Bengun. Papa Françesku tha se Teoria e Darvinit dhe ajo e Big Bengut për krijimin e tokës mund të jetë e vërtetë, pasi ai beson se Zoti nuk e ka krijuar botën me një shkop magjik. "Ka dhanë një qëndrim mbi të cilin teori të tilla janë hipoteza çfarëdo që të jetë rezultati i tyre shkencor ai nuk është në kundërshtim me fenë", tha për “Klan Kosova” Don Lush Gjergji, zv. i Ipeshkvit të Kosovës.

Rebelimi i Mesila Dodës: Opozitën për ne s’mund ta bëjë Gramoz Ruçi

Postuar në 02 Nëntor, 2014 01:09

Deputetja demokrate Mesila Doda vijon të jetë kundër vendimit politik të kryetarit Basha për bojkot, duke kërkuar me çdo kusht rikthimin e opozitës në Kuvend. Në një reagim në media, Doda shprehu bindjen se opozita nuk mund të ekzistojë vetëm duke reaguar në mënyrë virtuale ndaj atyre që ndodhin dhe aq më tepër të bëj sehir kur opozitën në Kuvend e bën Gramoz Ruçi.

“Ora-News” raporton se ndaj OSHEE-së ka ankesa zyrtare për favorizim në blerjen e energjisë

Postuar në 01 Nëntor, 2014 18:32

“Ora-News”  raporton se Autoriteti i Konkurencës ka nisur një hetim për abuzime nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Abuzime të cilat lidhen me blerjen e energjisë në periudhën gusht-shtator të vitit 2014. “Ora-News” informon se zotëron dokumente për këtë çështje dhe madje i pasqyron ato në kronikë, e në të cilat rezulton se ndaj OSHEE-së ka ankesa se ka blerë energji elektrike në shkelje të ligjit, duke favorizuar dy kompani të huaja.

Siri, 6000 të vrarë vetëm në muajin tetor. Bashkë me shtimin e viktimave, shtohen edhe teoritë për konfliktin

Postuar në 01 Nëntor, 2014 18:15

Edhe pse SHBA-të vendosën të ndërhyjnë nga ajri, lufta në Siri duket larg fundit. Kështu sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare vetëm për muajin tetor në këtë vend janë vrarë 6000 njerëz, prej të cilëve 250 fëmijë. ANSA jep detaje, sipas të cilave në tri ditët e fundit, janë vrarë 100 xhihadisët të ISIS, përveç faktit se brenda shifrës 6000, 1064 janë civilë. Po kaq e egër është lufta në rrjetet sociale, përmes të cilave simpatizantë të ISIS kërkojnë të mbajnë të fokusuar si kriminelin e kësaj lufte, presidentin Bashar Al Assad, të cilit nuk i mungon mbështetja.

Aeroportet e Qipros në gatishmëri, ka informacione për rrëmbim të avionëve nga rekrutët e ISIS

Postuar në 01 Nëntor, 2014 16:59

Mediat qipriote dhe ato greke raportojnë se autoritetet në Qipro kanë urdhëruar  forcat e sigurisë të jenë në gjendje gatishmërie pas informacioneve se aeroportet e vendit janë të kërcënuara nga akte terroriste. Sipas të njëjtave burime të konfirmuara edhe nga policia qipriore, ka informacione se rekrutët e ISIS synojnë rrëmbimin e avionëve qipriotë për qëllime terroriste. Nisur nga këto informacione autoritetet e sigurisë në Qipro kanë kryer kontrolle të imtësishme tek të gjithë shtetasit që vijnë nga Lindja drejt Qipros. Po ashtu dyshohet se një pjesë e tyre vijnë në Qipro për të kaluar m

DioGuardi thotë se çështja e shqiptarëve në Ballkan ende nuk është mbyllur

Postuar në 01 Nëntor, 2014 14:57

Ish-kongresmeni dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi ka theksuar se çështja shqiptare në Ballkan akoma nuk është e mbyllur. Beqir Sina korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA informon se DioGuardi këtë e deklaroi në aktivitetin e mbledhjes së fondeve për Kongresmenin Jerry Nadler, në lokalin e Fondacionit “Kolombi i Qytetarëve”, në Manhattan. DioGuardi ka folur për situatën dhe zhvillimet politike në Ballkan, duke vënë theksin tek vatrat problematike të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme