DioGuardi thotë se çështja e shqiptarëve në Ballkan ende nuk është mbyllur

Postuar në 01 Nëntor, 2014 14:57

Ish-kongresmeni dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi ka theksuar se çështja shqiptare në Ballkan akoma nuk është e mbyllur. Beqir Sina korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA informon se DioGuardi këtë e deklaroi në aktivitetin e mbledhjes së fondeve për Kongresmenin Jerry Nadler, në lokalin e Fondacionit “Kolombi i Qytetarëve”, në Manhattan. DioGuardi ka folur për situatën dhe zhvillimet politike në Ballkan, duke vënë theksin tek vatrat problematike të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi dhe Luginën e Preshevës. Ai u ndal edhe në zhvillimet politike në Kosovë, duke apeluar për formimin sa më urgjent të institucioneve.

 

L.V

 

http://ina-online.net/rajon/48313.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.