Pas kritikave, Rama: Më në fund, edhe në gjykata diçka po lëviz në drejtimin e duhur për vjedhësit e energjisë

Postuar në 02 Nëntor, 2014 03:00

Pas kritikave të forta ndaj gjykatave të vendit për lirimin e atyre që cilësohen si vjedhës të energjisë, kryeministri Edi Rama deklaron se me nisjen e operacionit ka një reflektim nga ana e tyre. Përmes një publikimi në “Facebook”, Rama njofton se “të dhënat e Operacionit Kundër Vjedhjes së Energjisë janë mjaft inkurajuese” dhe se “më në fund edhe në gjykata diçka po lëviz në drejtimin e duhur”.

“Jo pak vjedhës të energjisë po mbeten në burg! Por ka ende shumë shumë për të bërë që ky krim i toleruar për njëzet vjet rresht, me pasoja shkatërruese në arkën e shtetit po edhe në buxhetin e familjeve që paguajnë rregullisht, të zhduket njëherë e mirë si fenomen i turpshëm për vendin e për shoqërinë tonë” shkruan Rama. Në fund të postimit të tij, kryeministri njofton se do të hiqet fasha mbrojtëse për  300 kilovatët dhe se 200 mijë familje në nevojë do të kompensohen përmes rritjes së masës së ndihmës ekonomike dhe pensioneve.

“Rreth 200 mijë familje në nevojë do të marrin shtesë pensioni, shtesë ndihme ekonomike apo shtesë në pagën e aftësisë së kufizuar, për të mos e ndjerë asnjë grimë heqjen e fashës 300kw. Të gjithë të tjerët do të paguajnë detyrimin ose do të përballen me forcën e vullnetit tonë të palëkundur për ta vendosur shtetin në anën e ligjit, të interesave kombëtare, të interesave të shoqërisë e të çdo individi që respekton ligjin dhe paguan rregullisht energjinë që konsumon” shkruan Rama.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.