Nxjerrja e kromit merr sërish jetë njerëzore, minatori 47 vjeçar bie nga ashensori në 1000 metra thellësi

Postuar në 02 Nëntor, 2014 01:41

Një tjetër minator ka gjetur vdekjen sot në minierën e Bulqizës. Ai është 47-vjeçari Jonuz Mela. Referuar të dhënave që televizionet publikojnë nga korrespondentët, vdekja ka ardhur si pasojë e rrëzimit të tij në një pus, rreth 1000 metra të thellë. Policia ka shkuar në vendngjarje sëbashku me forcat e shpëtim-minierave për të hetuar mbi dinamikën e ngjarjes dhe nëse kanë munguar masat e sigurisë.

n.k

Comments

Submitted by Anonim 2 (not verified) on

Kjo eshte nje ngjarje tragjike dhe fatkeqesisht e perseritur. Ngushellime familjes.

Por nga ana tjeter du tju kujtoj se ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan nuk ka PUS 1000 m te thelle. Kur jepen lajme te tilla , qe prekin shume njerez eshte mire te jemi serioze e ti verifikojme me pare se ti publikojme.

Ne se ky shkrim i juaji ka per qellim sensibilizimiin e publikut per sigurine ne pune ne vendin tone , e vecanerisht ne miniera, mire eshte te jeni me te sakte, te pakten lexoni deklarimet zyrtate te kompanise apo edhe te policise.Ndryshe krijohet pershtypja se ju thjesht doni te krijoni sensacione me kete lajm dhe kjo per mendimin tim eshte e ulet nisur nga fakti qe kemi te bejme me humbje jete njerezish.

Hetoni vetem pak me thelle dhe do te shikoni se kushtet e sigurise nuk ekzistojne fare e megjitheate jo pak por tre ministra te kesaj qeverie "rilindese" kane promovuar personalisht investimet e profesionalizmin e kesaj kompanie, nderkohe qe erdhen ne pushtet me premtimet se do ti ndalnin monopolet e do te hetonin per te gjitha koncensionet e dhena nga qeveria e mepareshme beniamineve te saj.

C'vlere ka sot permtimi i ministrit per ulje te moshes se pensionit te minatoreve ne 50 (apo 55 ,nuk jami sakte) dhene pikerisht ne gryken e galerive te kesaj miniere, perkrah dretjuesve te saj. Ky fatzi vdiq pa e mbushur kete moshe.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.