Zv. i Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergji, mbështet qëndrimin e Papa Franceskut rreth Teorisë së Darvinit dhe Big Bengut

Postuar në 02 Nëntor, 2014 01:27

Shumë media në Kosovë kanë cituar sipas "Klan Kosovës", qëndrimin e zëvendës i Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergjit i cili nuk e mohon Teorinë e Darvinit dhe Big Bengun. Papa Françesku tha se Teoria e Darvinit dhe ajo e Big Bengut për krijimin e tokës mund të jetë e vërtetë, pasi ai beson se Zoti nuk e ka krijuar botën me një shkop magjik. "Ka dhanë një qëndrim mbi të cilin teori të tilla janë hipoteza çfarëdo që të jetë rezultati i tyre shkencor ai nuk është në kundërshtim me fenë", tha për “Klan Kosova” Don Lush Gjergji, zv. i Ipeshkvit të Kosovës. Ai thotë se Kisha katolike asnjëherë nuk ka pasur ndonjë qëndrim se si u krijua njeriu. "Kisha katolike dhe krishterimi kurrë nuk e kanë definuar çështjen se në çfarë mënyre, a është krijuar aty për aty, menjëherë a është krijuar në mënyrë shkallore dhe iu ka dhanë mundësia e zhvillimit dhe përparimit gjallesave deri te njeriu", tha ai.

 

L.V

 

http://lajmi.net/edhe-don-lush-gjergji-nuk-e-mohon-teorine-e-darvinit-dhe-big-bengun_100083422.html#sthash.1bM0xv5y.dpuf

Comments

Submitted by Rroku (not verified) on

<p>Tani u kujtuat ju, kur foli papa? Do të thotë se ke predikuar deri tani kundër bindjeve tuaja. Tani që shkenca po hedh poshtë evolucionin, ju e mbroni atë. A mos vallë do ta mohoni Gjenezen? Brinjën e Adamit, frymën e shenjtë? A nuk ka bota 6000 vjet? A nuk është e vërtetë prejardhja e Krishtit nga Abrrahami?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.