Rebelimi i Mesila Dodës: Opozitën për ne s’mund ta bëjë Gramoz Ruçi

Deputetja demokrate Mesila Doda vijon të jetë kundër vendimit politik të kryetarit Basha për bojkot, duke kërkuar me çdo kusht rikthimin e opozitës në Kuvend. Në një reagim në media, Doda shprehu bindjen se opozita nuk mund të ekzistojë vetëm duke reaguar në mënyrë virtuale ndaj atyre që ndodhin dhe aq më tepër të bëj sehir kur opozitën në Kuvend e bën Gramoz Ruçi.
“Unë e kam thënë e përsëritur shumë here se bojkoti nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e politikës moderne shqiptare. Vendi ka nevojë për opozitë reale, politika ka nevojë për përballje të forta në parlament dhe largimi nuk e forcon staturën politike të një force politike, por e bën atë më vulnerabël përballë elektoratit të saj, interesat e të cilëve do duhet të mbrojë fort në parlament, por edhe përpara opinionit ndërkombëtar. Opozita nuk mundet të ekzistojë virtualisht, në rrjetet sociale apo akoma më keq, të bëj sehir teksa në parlament opozitari më i thekur del Gramoz Ruçi, siç ndodhi këtë të enjte, sepse nga ky moment, roli i saj pushon së qëni”, deklaroi Doda.
Për më shumë: http://www.shqiptarja.com/Politike/2732/doda-s-rish-rebelim-ndaj-bash-s-s--39-mund-t--b-j--opozit--p-r-ne-ru-i-249804.html
Intervista: http://gazetadita.al/mesila-opoziten-sot-po-na-e-ben-ruci-mbeshtetesit-e-olldashit-jane-menjanuar/
n.k
Comments
Shko moj Mesila edhe ti në
<p>Shko moj Mesila edhe ti në partinë e Gramoz Rucit e na bëj opozitë.</p>
Add new comment