Maqedonasit e Serbisë kërkojnë mbështetje nga Ivanov

Komuniteti maqedonas në Serbi ka kërkuar nga presidenti Gjorge Ivanov më shumë mbështetje në fushën e arsimit. “Zhurnal” raporton se në takimin e realizuar në Pançevë, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Komunitetit Maqedonas në Serbi kërkuan nga Ivanov përfshirjen e Shkupit zyrtar në arsimimin e të rinjve maqedonas.
Në takim mësohet se janë shkëmbyer mendime dhe njohuri në lidhje me sfidat e komunitetit maqedonas në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës maqedonase, si dhe në pjesëmarrjen e jetës shoqërore dhe politike.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1411210465032
n.k
Add new comment