Arkiv-Lajme

Arvizu shpalos platformën amerikane për drejtësinë shqiptare. Ja 6 pikat në tryezën e Naços

Postuar në 31 Tetor, 2014 03:58

Reforma në Drejtësi kërkon konsensus dhe gjithëpërshirjen e të gjithë aktoreve dhe faktorëve politik, bashkëpunim mazhorancë-opozitë. Ky ishte mesazhi i qartë nga ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i pranishëm në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, me urdhër të Presidentit Bujar Nishani, në kuadër të ‘Reformës në Drejtësi”. Ai ka rekomanduar për aktorët politikë 6 pika kryesore që reforma në drejtësi të jetë e sukseshme.

1- Merrni hapa të matur, reforma gjyqësore është maratonë dhe jo vrapim shpejtësie

Buxheti 2015, cilët përfitojnë nga skema e re e paketës fiskale. Hiqet taksa e siguracionit të makinave

Postuar në 31 Tetor, 2014 03:17

Gazeta “Panorama” në një shkrim të botuar flet për draftin e paketës fiskale të vitit 2015, duke bërë të njohura një pjesë të masave që ka ndërmarrë Ministria e Financave. Sipas “Panoramës” në krye të masave lehtësuese është tregu i sigurimeve, ku është vendosur heqje e TVSH-së në masën 20 %, që aplikohet sot zakonisht mbi çdo produkt apo shërbim. Me propozimin e ri në draftin e Financave takimi do të jetë 3% mbi primin e shkruar bruto.

Shuhet Fadil Kujovska. Aktori i njohur u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare

Postuar në 31 Tetor, 2014 02:15

Për herë të fundit ai u ngjit në skenë me “Henrin e Gjashtë”. Sot nuk është më. Kështu u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare aktori i njohur Fadil Kujovska. Prej 2 vitesh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia ku kishte shkuar për trajtimin e sëmundjes.  Fadil Kujovska lindi ne Tiranë, më 14 shkurt. Kreu studimet e larta për aktrim ne Institutin e Larte të Arteve dhe më 1974 dhe filloi punë në Televizionin Shqiptar, më pas më 1975 interpretoi ne Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor ne Teatrin Kombetar.

Ismet Haxhia flet për vrasjen e Azem Hajdarit: Ishte krim politik, jo ordiner

Postuar në 31 Tetor, 2014 02:02

Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", botuar të premten 31 tetor 2014, Ismet Haxhia, i dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, thotë se ngjarja e 12 shtatorit 1998 është krim i rëndë politik dhe jo ordiner. “Kjo çështje nuk u hetua kurrë në thellësinë dhe gjerësinë e duhur, por veçse u gjykua mbi të dhënat fiktive të dorëzuara në ekipin e hetimit. Këto të dhëna i shërbenin mbulimit të autorëve të vërtetë të krimit", thotë Haxhia për "Gazeta Shqiptare".

Jahjaga: Kosova nuk do të mbetet peng i krizës. Në Beograd nuk do të shkoj për shkak të prioriteteve tjera që ka vendi

Postuar në 31 Tetor, 2014 01:49

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Në një intervistë për gazetën “Tribuna” u shpreh se koha deri kur do të presë liderët e partive politike që të gjejnë zgjidhje për krijimin e institucioneve pwrcaktohet nga nevoja për miratimin e buxhetit dhe afatet e organizimit të zgjedhjeve. Ajo i ka vlerësuar zgjedhjet e parakohshme si opsion i fundit, por ka shpjeguar se ua ka bërë të qartë edhe liderëve të partive se vendi nuk mund të mbetet pafundësisht peng i krizës dhe në mungesë të vullnetit për zgjidhje, edhe zgjedhjet janë opsion.

U premtua ulja e çmimit të energjisë? Ministri i Energjetikës: “Premtimi është për katër vjet”

Postuar në 30 Tetor, 2014 15:25

Diskutimi në “Opinion” për çështjen e aksionit për energjinë ka sjellë ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri, në një pohim që ka rëndësi. Në debat e sipër, Gjiknuri është pyetur nga Enno Bozdo, numri dy i Bashkisë së Tiranës dhe ish-zv.ministër, se përse qeveria po ngre çmimin, ndërkohë që kishte premtuar uljen. “Ju latë një gropë shumë të madhe.  Premtimi për uljen e çmimit është për katër vjet”, ka thënë Gjiknuri, që pranon se heqja e fashës 300 kwh është rritje çmimi.

s.z 

Llalla për Zërin e Amerikës: Hetimet për vrasjen e Santos janë intensive, kemi disa pista

Postuar në 30 Tetor, 2014 13:09

Në një intervistë për seksionin shqip të Zërit të Amerikës, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla tha se hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo janë intensive.

Sipas tij, në process hetimi janë shumë të dhëna që kanë shtuar dyshimet  për qëllimin pse  u vra biznesmeni Santo.

Llalla tha se hetimet po kryhen në bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit, shërbimin informativ shtetëror dhe institucione të tjera.

Buxheti i vitit 2015 do të jetë 4 mld dollarë. Borxhi ulet me 0.3% ne 2015

Postuar në 30 Tetor, 2014 12:40

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani zbardhi gjatë pasdites draftin që po diskutohet për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe ndryshimet e propozuara në paketën e re fiskale.

 

Gjatë një takimi të organizuar nga shoqata e investitorëve të huaj dhe Dhoma e Tregtisë e Industrisë Francë-Shqipëri ai tha se buxheti i vitit 2015 do të jetë rreth 4 miliardë dollarë, ndërsa investimet publike do të  jenë sa 5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Greqi, zbulohet se nga viti 2010 deri më sot, 5260 nënpunës civilë kanë transferuar 1.5 miliardë euro jashtë vendit

Postuar në 30 Tetor, 2014 11:05

Gazeta greke “To Vima” përcjell një njoftim të Ministrisë për Reformën Administrative në këtë vend, sipas të cilit rezulton se që nga viti 2010,  një numër  prej 5260 nëpunësish civilë kanë transferuar në llogari bankare jashtë Greqisë një vlerë prej 1.5 miliardë euro. Mesatarisht i bie që secili prej këtyre nëpunësve të ketë në llogari një shumë prej 285 000 eurosh. Për më tepër që 415 prej tyre nuk kanë qenë në punë në momentin e transferimit. Për këtë rast kanë nisur hetimet. 

s.z  

BE-ja zhvillon manovrën më të madhe për sigurinë kibernetike. U simuluan 2000 incidente me pjesëmarrje të 400 ekspertëve

Postuar në 30 Tetor, 2014 10:12

Komisioni Europian ka bërë të ditur se ka zhvilluar sot manovrën më të madhe për sigurinë kibernetike. “Më shumë se 2 000 incidente u trajtuan”, theksoi Komisioni duke theksuar se vëmendja u përqendruar sidomos te sulmet kundër shërbimeve në internet, raporteve të shërbimeve sekrete dhe reportazheve të medias mbi rastet e sulmeve kibernetike si dhe prishjeve  të faqeve web, si dhe sulme kundër rrjeteve të energjisë apo telekomit. Kjo manovër mobilizoi më shumë se 200 organizata dhe 400 profesionistë nga 29 vende evropiane.

s.z 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme