Arvizu shpalos platformën amerikane për drejtësinë shqiptare. Ja 6 pikat në tryezën e Naços

Reforma në Drejtësi kërkon konsensus dhe gjithëpërshirjen e të gjithë aktoreve dhe faktorëve politik, bashkëpunim mazhorancë-opozitë. Ky ishte mesazhi i qartë nga ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i pranishëm në tryezën e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, me urdhër të Presidentit Bujar Nishani, në kuadër të ‘Reformës në Drejtësi”. Ai ka rekomanduar për aktorët politikë 6 pika kryesore që reforma në drejtësi të jetë e sukseshme.
1- Merrni hapa të matur, reforma gjyqësore është maratonë dhe jo vrapim shpejtësie
2- Procesi për reformën në drejtësi duhet të jetë tërësor dhe gjithëpërfshirës
3-Udhërrëfyesi i BE të shërbejë si parim kyç
4- Reforma duhet të përfitojë prej konsultimeve dhe aktorëve përkatës
5- Duhet të kërkohet pjesëmarrje nga Komisioni i Venecias
6- Procesi nuk duhet të politizohet por duhet të jetë konsekuent me nevojat e shqiptarëve.
Po ashtu ambasadori amerikan, Arvizu i ka bërë një apel edhe dy forcave politike për qëndrimin e tyre që duhet të mbajnë në lidhje me këtë reformë.
Gjatë fjalës së tij Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço theksoi se sistemi i drejtësisë ka nevojë për reformim. Ministri i Drejtësisë bëri me dije se duhet të ndryshojnë kushtet për zgjedhjet e anëtarëve të KLD pasi sipas tij duhet ti hapet mundësia për të pasur prurje edhe nga Shkolla e Magjistraturës. Naço theksoi se reforma duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ai bëri me dije se do reformohet edhe Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese.
L.V
Comments
Ministri i Drejtesise paska
<p>Ministri i Drejtesise paska thene qe drejtesia ka nevoje per reforme??!! Ky po qe eshte lajm...</p>
Add new comment